Sot në Maqedoni koha ishte me diell, por e ftohtë. Temperatura minimale ishte nën zero, ndërkohë që gjatë ditës temperaturat ishin nga 4 deri në 9 gradë.

Në dy ditët e ardhshme moti do të jetë stabile dhe e thatë, informojnë meterologët, transmeton TetovaSot.

Nesër do të jetë kohë me diell dhe e ftohtë gjatë gjithë ditës dhe me vranësira mesatare. Temperatura gjatë ditës do të rritet pak.

Nga mesi i javës pritet të rritet vranësira me reshje lokale të shiut dhe borës dhe rënies së temperaturave për disa gradë./TetovaSot/