Do që të joshësh një artist? Apo mashkulli yt ideal është sportiv dhe i palestruar? Për ta bërë që të të bjerë në gjunjë, nuk duhen strategji të tipit “salti mortali”. Mjafton të kesh përbërësit e duhur dhe të dish dozat e sakta për të përgatitur një ëmbëlsirë gjithë dashuri. Ja sekretet:

Nëse ai është i bukur dhe e di shumë mirë këtë, prandaj nuk bën gjë tjetër veçse admiron imazhin e tij të reflektuar në pasqyrë, duhet diçka ekscentrike për të tërhequr vëmendjen e tij. Nuk do kishte ide më brilante, sesa një ëmbëlsirë e vendosur mbi dekoltenë tënde. Burrit narcis i pëlqejnë gjërat e thjeshta, por origjinale. Përgatit pak brumë dhe bëj një biskotë me formën që dëshiron, mbushe me xhelatinë me shijen e frutit që të pëlqen. Ngjite me silikon në një zinxhir, duke e transformuar në varëse dhe vendose në qafë. Kësaj ëmbëlsie ai nuk i reziston dot.

Kurse për mashkullin artist, duhet një ëmbëlsirë komplekse dhe e ëndërrt, si mendja e tij, në lëvizje të pandërprerë. Ëmbëlsirat makaron janë perfekte për të joshur këtë lloj tipi: kroate jashtë, të buta brenda, me ngjyra, me brumë të shijshëm dhe krem. Sekreti është që të krijosh disa me ngjyra të ndryshme, por të kombinuara dhe të dekoruara me jaseminë të bardhë prej brumi elastik.

Je dashuruar me shokun tënd më të mirë dhe nuk di se si t’ia lësh ta kuptojë? Një mijëfletësh me boronicë është përgjigjja e të gjitha netëve pa gjumë. Mjafton të përgatitësh mijëfletëshin klasik, duke e mbuluar me krem chantilly dhe boronica të freskëta. Për dekorim krijo trëndafila sheqeri të bardhë dhe rozë: mesazhi do të arrijë i qartë dhe i pastër në destinacion.

Po kur ai është aq i impenjuar me jetën e tij aktive mes tenisit, futbollit, palestrës dhe çdo lloj sporti tjetër, e vetmja gjë që e trullos pa ia dëmtuar siluetën e tij perfekt është një sorbeto. Harro limonin, mandarinën, mollën jeshile dhe të gjitha shijet e tjera klasike që mund të ketë shijuar. Për ta befasuar, besoji një fruti ekzotik: kivi, shalqi dhe fiq Indie, do ishin zgjedhja e përkryer