Shkruan Qenan Aliu

Ja pse BDI në një moment të kuptueshëm për pak ditë duhet ta lëshhojë qeverinë-Teknike !

– Sepse, ministri Punëve të Brendshme nuk ka kompetenca për menaxhim me MPB, mbase kjo u bë e mundur me ndryshimin e ligjit për qeverinë dhe Ligjit për punë të brendëshme duke u koncetruar kompetencat tek qeveria dhe Drejtori i rendit publik tani më- Çafkov ;

– Sepse ministri i ekonomisë dhe i Mjedisit jetësorë janë nëpunës të rëndomtë shtetërorë, vendimet kruciale i absorbon qeveria ,

– Sepse ministri i Drejtësisë nuk mund të ushtrojë pushtetin në një shtet të kollabuar juridikisht dhe me sistem të kapur ;

– Sepse , Minsitri për Eurointegrime mund të shërbejë si të tjerët paraprakisht në këtë resorë në cilësi të postierit pa kurfarë kompetence sepse ky regjim kurë nuk pati qasje serioze për integrim në BE dhe NATO ;

– Dhe sepse , qeveria -teknike aktualisht edhe juridikisht funksionon në kundërshtim me kushtetutën pa premier. Ai dhe tre ministra tjerë kanë të verifikuar mandatin e deputetit dhe ushtrimi i detyrave si ministra është kundërligjorë dhe kundërkushtetues si funksione inkompatibile.

Pra resurset kadrovike të Bdi-së pas përfundimit të zgjedhjeve dhe me shpërfaqjen e situatës aktuale të komleksuar politike dhe pas refuzimit të presidentit të mandatojë shumicën parlamentare , këta janë thjeshtë ikebana politike në pushtet pa pushtet. Distancimi i këtillë nga qeveria teknike , partnerin Vmro-Dpmne do ta bëjë të ndjehet e denigruar dhe e izoluar në shumë dimensione. Fundja është denigruese këta resurse funksionarësh vetëm të jenë vrojtues të instalimit të krizës dhe etablimin e konceptit shovinist ndaj të drejtave të shqiptarëve , ndërkaq këta funksionarë dhe partia pandehin se i përfaqësojnë ata.

Partitë serioze kanë obligime të marin edhe vendime serioze në momente të caktuara, mbase kështu Bdi do ta bëjë DIVORCIN POLITIK përfundimisht nga Vmro-Dpmne. Arsyetimi eventual se duhet të qëndrojmë bashkpjesmarës teknik brenda se ne menaxhojmë me situatën do të ishte fraza stereotipe si gjithmonë e kësaj partie !