Në kuadër të projektit të USAID-Partneritet për rregullativë më të mirë të biznesit sot u mbajtë konferenca me temë ‘Sfidat aktuale të komunitetit afarist nga sfera e rregullativës ligjore’.

Në konferencë të pranishëm ishin ambasadori Jess Baily, drejtori i EPI Qendrës Ndërkombëtare, Ljubomir Dimovski, ndërkaq morën pjesë përfaqësues nga sektori privat dhe institucionet qeveritare.

ShBA-të kanë punuar një kohë të gjatë në Maqedoni për të siguruar klimë më të mirë biznesi në vend. Ai shtoi se qëllimi i këtij projekti është të bashkojë odat ekonomike të Maqedonis, dhe t’ju ndihmojnë biznesevetë diskutojnë dhe identifikojnë problemet deklaroi Bjeli, njohton Almakos.

“SHBA ka punuar për shum vite në Maqedoni për të ndihmuar të identifikohen mënyrat e biznesit në rritje, ku fillon me konkurencën dhe vazhdon me disa pika të tjera. Qëllimi kryesor i projekti është të bashkojë odat ekonomike të Maqedonis, dhe t’ju ndihmojnë bizneseve që të diskutojnë dhe t’i identifikojnë problemet me Qeverinë dhe personat pergjegjës për arritjen e zgjidhjeve në mënyrë më efektive” u shpreh Xhejs Bejli.

Bejli më tej vlersoi se ky prezentim u realizua në kohën e duhur, meqë shumica e re parlamentare i merr në konsideratë disa ligje të reja.

“ Mendoj se koha e prezentimit të këtij projekti është shumë e përshtatshmë posaçërisht tani që shumica e re parlamentare merr në konsideratë ligje te reja. Qeveria fillon të përballet me sfida dhe shpresoj se kjo do te kontriboj pozitivisht”.
SHBA vazhdon ta mbështes Maqedoninë në rrugëtimin e saj drejt NATO-së dhe BE-së” theksoi Bejli, përcjell Almakos.

Ndërkaq, drejtori i EPI Qendrës Ndërkombëtare, Ljubomir Dimovski, deklaroi se një pjesë e problemeve janë të lidhura me informacionet jo të mjaftueshme që i kanë ndërmarjet në punën e përditshme.

“Një pjesë e problemeve të identifikuara janë të lidhura me vendime ligjore, me kapacitetin e disa institucioneve në zbatimin e këtyre zgjedhjeve të përcaktuara me ligj. Informacionet jo të mjaftueshme të ndërmarjeve në kërkesat e caktuara në punën e përditshme dhe kapacitetin e tyre për ti përbushur kërkesat e caktuara’ shpreh Dimovski.

Në konferencë u folë edhe për rezultatet nga 17 sesione të mbajtura informative, në të cilat morën pjesë mbi 500 pjesëmarrës dhe ndanë informata për ato sfida nga rregullativa e biznesit me të cilat përballen çdo ditë.
/Almakos.com