Ambasadori i Amerikës në Maqedoni, Xhes Bejli me rastin e zgjedhjes për kryeministër të Maqedonisë, Zoran Zaev ka dërguar urime deri te ky i fundit duke shprehur bashkëpunimin në rrugën drejt integrimit në NATO dhe Bashkimin Evropian (BE).

“Urime Kryeministrit të Maqedonisë Zoran Zaev dhe shumicës parlamentare për formim të Qeverisë së re në Maqedoni. Shokë dhe partnerë tanë ne presim të punojmë me qeverinë e re për reforma në anëtarësim në NATO dhe BE, përfshirë edhe sundimin e ligjit”, thotë Bejli.