Ambasadori amerikan Xhes Bejli mbrëmë para Qeverisë së RM-së e kumtoi vlerësimin e përbashkët të SHBA-së dhe BE-së për atë se nëse janë përmbushur kushtet për mbajtje të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 24 prill, në pajtueshmëri të Marrëveshjes së Përzhinës.

MIA në vazhdim në mënyrë integrale e transmeton deklaratën e ambasadorit Bejli.

-Kur u takuam me liderët politikë dhe faktorët zgjedhor më 15 janar në Shkup, u dakorduam se komuniteti ndërkombëtar do t’i vëzhgojë përgatitjet për, dhe zbatimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të caktuara për më 24 prill në pajtueshmëri me marrëveshjen e tyre politike.

Zgjedhjet e parakohshme, siç është paraparë me Marrëveshjen e ‘Përzhinës’, janë planifikuar si hap kyç në procesin e reformave, të cilat do ta kthenin besimin e qytetarëve në proceset zgjedhore, do të siguronin konkurrencë të drejtë të ideve dhe pikëpamjeve politike dhe do të mundësonin zgjidhje të krizës politike në vend. Ky qëllim strategjik është më valid se kurdo qoftë.

Këto çështje ishin qartë dhe publikisht të theksuara në letrën që ua dërguam më 28 janar. Ne theksuam se do të japim vlerësimin tonë lidhur me realizimin e obligimeve nga Marrëveshja e Përzhinës para se të shpërndahet Kuvendi, në rast se ai ka nevojë të shqyrtojë përshtatje të kohës së zgjedhjeve.

Ne nënvizojmë se puna e Komisionit Shtetëror Zgjedhor deri më tani, si dhe konstatimet e të gjithë ekspertëve relevantë tregojnë se në këtë fazë, kushtet e domosdoshme për organizimin e zgjedhjeve të besueshme më 24 prill, për momentin nuk janë plotësuar, edhe pse është arritur progres i caktuar. Gjithashtu, akoma nuk është arritur marrëveshje për reformat në media që të siguroh

E gjithë kjo është shumë dëshpëruese. Fuqimisht i inkurajojmë të gjithë liderët politikë, shumicën si dhe opozitën si dhe institucionet të mbeten tërësisht të përkushtuar në Marrëveshjen e qershor/korrikut, duke i përfshirë edhe hapat e ndërmarra deri më tani të kësaj Marrëveshje. Nëse zgjedhjet nuk mund të mbahen në datën e paraparë, pritet partitë politike të punojnë me qëllim që t’i ndërmarrin masat e domosdoshme për sigurimin e zgjedhjeve të besueshme në datën më të hershme të mundshme dhe me respektimin e plotë të obligimeve si dhe punën vijuese përgatitore të Komisionit Shtetëror Zgjedhor. Ne e kuptuam se liderët partiakë e kanë përmendur 5 qershorin si alternativë të mundshme. Tani janë të nevojshme angazhime serioze prej të gjithë faktorëve për të siguruar kushte të cilat do të mundësonin proces zgjedhor të besueshëm në të cilin të gjithë qytetarët dhe partitë do të merrnin pjesë lirshëm.

Liderët politik kanë përgjegjësi t’i ndërmarrin hapat e domosdoshëm për ta kthyer vendin në rrugën euroatlantike me zbatimin e marrëveshjes politike si dhe Prioriteteve urgjente reformuese në interes të qytetarëve të këtij vendi. Ne do të vazhdojmë që afër ta ndjekim dhe masim progresin.

en kushte të barabarta. Ne, gjithashtu jemi të brengosur lidhur me njoftimet fillestare për kryerjen e presionit dhe për frikësimin e votuesve dhe të tjerëve.