Marrja me politikë është sakrificë, ajo kërkon përkushtim dhe devotshmëri, kërkon që të vësh interesin e përgjithshëm mbi atë personal. Marrja me politikë është e njëllojtë si për ata që vullnetarisht shkojnë në luftë për fatet e atdheut.

Pushteti i marë nga besimi dhe vota e popullit nuk është për përfitime vetiake,partiake apo familjare,por është në shërbim të vendit dhe për vendin. Kush kërkon të pasurohet le të futet në biznes.Te abuzosh me pushtetin dhe me shoqerinë duke përdorur të gjitha strukturat qeveritare për të pasuruar familjen tënde,me kaq akoma kur kjo e fundit vepron dhe jeton jashtë vendit ky është akt i pashembullt arrogance.

Nipi I ish udhëheqësit komunal,Shpend Bejta merr rrogë si administratorë i Institucionit të Maqedonisë,nderkohë që ka gjashtë vite që jetonë në Gjermani?Kjo është e paligjshme, e pamoralshme por mbi të gjitha e padrjetë ndaj shoqërisë në ditët më të këqija të ekonomisë dhe gjëndjes sociale.

Këta ish zyrtarë, që kanë shkelur ligjin, dhe kur kjo e fundit verifikohet me fakte në rrugë ligjore,duhet të shkojnë për ndjekje penale.

Askush nuk është qa i fortë sa ta nxijë të sotmen e tjetrit, prandaj duhet t’i themi përfundimisht jo parimit “Partia mbi të gjitha” por “Shoqëria mbi të gjitha”./forumi24.info/