Lagjet Fazaneri, Grudajcë si dhe fshatrat Banjicë e Epërme dhe e Poshtme, sonte të mbledhur në një tubim parazgjedhor, kanë përçuar unifikimin e votës në drejtim të Bashkimit Demokratik për Integrim.Gjatë bisedës me strukturat partiake dhe përkrahësit e BDI-së, Bejta vuri në dukje që vota e shqiptarëve të Gostivarit në zgjedhjet e 11 Dhjetorit për BDI-në është më se rëndësishme, nga fakti që në katër kandidatë të Gostivarit janë të radhitur në dhjetëshen e parë të listës së BDI-së dhe gjasat janë reale që të gjithë këto kandidatë të fitojnë mandatin e deputetit.

“Popullata din të vlerëson politikanët që punojnë në interesin e tyre. Në këtë pjesë kemi realizuar shumë projekte”, tha Bejta, i cili me këtë rast potencoi që në këto katër lokalitete, janë në tre vitet e kaluara janë investuar 70.495.594 denarë apo 1.146.269 euro. BDI, vijoi Bejta në nivel nacional BDI miratoi shumë ligje që favorizojnë shqiptarët, dhe se, edhe në të ardhmen do të punohet që të arrihet deri tek barabarësia e plotë e shqiptarëve. “Nëse ka ndonjë ligj që nuk shkon në dobi të shoqërisë shqiptare apo etniteteve të tjera të vogla, ato ligje do të ndryshohen”, tha Bejta.

Partitë e tjera, shtoi ai, nuk flasin për ide, projekte dhe platformën e tyre politike, por merren me akuza dhe sulmojnë BDI-në. Ministri i Drejtësisë Valet Xhaferi i cili vjen nga ky rreth, potencoi që Bashkimi Demokratik për Integrim tradicionalisht ka gjetur mbështetjen e banorëve të kësaj pjese, duke shtuar që kësaj radhe mbështetje do të jetë ende më e madhe nga fakti që popullata din të vlerëson punët e mira dhe në dobi të tyre. Kandidati për deputet, Jamin Sinani potencoi që: “Jam krenar që sonte ju shoh më të bashkuar se asnjëherë më parë për t’i thënë po platformës së Bashkimit Demokratik për Integrim në krye me liderin e luftës dhe paqes, z. Ali Ahmeti”. Në fund, Bejta ftoi të pranishmet që më datën 8 Dhjetor të marrin pjesë në tubimin përmbyllës në sheshin e Gostivarit, kurse më datë 11 Dhjetor bashkë me familjet e tyre të dalin në vendvotime dhe të votojnë për BDI-në.