Kemi kryeministër, katër zv.kryeministra, pyesni ata, do të shihni se pjesë e programit të qeverisë së re janë edhe pikat e Deklaratës së përbashkët shqiptare, tha Nevzat Bejta, nënkryetar i BDI-së në “Rruga drejtë…”, transmeton FLAKA.

“Ajo nuk u diskutua në Kuvend, por Deklarata e përbashkët është pjesë e programës së re qeveritare”, tha Bejta.

Ai tha se kjo të dëshmohet me kohë, sepse pikërisht për këtë i kanë dhënë mbështetje Zoran Zaevit për tu bërë mandatarë e pastaj për të formuar qeveri.