Përfaqësuesja e futbollit të Maqedonisë së Veriut të dielën do të përballet me Estoninë, në kuadër të raundit të tretë të Ligës së Kombeve. Pas triumfit ndaj Kosovës dhe sigurimit të finales së plej-ofit, përfaqësuesja e vendit do të mundohet të marrë fitore edhe ndaj Estonisë, mirëpo këtë duhet të bëjë pa Egzon Bejtullain, Arijan Ademin dhe Kristijan Toshevskin të cilët janë të lënduar. Probleme ka edhe Stefan Ristovski për të cilin deri në moment të fundit nuk do të dihet nëse do të jetë i gatshëm për lojë. Përballja Estonia – Maqedonia e Veriut luhet të dielën në Talin me fillim në orën 18:00. /SHENJA/