Në emisionin Click+ të TV21, ku eksponentë të njohur partiak debatuan për aktualitetin politik. Të ftuar ishin Bekim Fazliu nga PDSH, Arben Llabënishti nga Lëvizja BESA, Arben Taravari nga LR-PDSH dhe Nevzat Bejta nga BDI.

Ish deputeti i PDSH-së Bekim Fazliu e konfirmoi edhe njëherë që ka pas marrëveshje sekrete në mes BESËS dhe PDSH-së për të goditur një parti opozitare shqiptare. Sipas dokumentit të publikuar disa ditë më parë, merret vesht që bëhet fjalë për LR-PDSH-në. Dokumenti nuk posedon qëndrimet zyrtare të Kryesisë qendrore të BESËS, në dijeni të saj kanë qenë 4 persona që mbajnë pozita udhëheqëse në BESA, ndërsa nga ana e PDSH-së në dijeni kanë qenë kryetari i saj dhe Sekretari gjeneral. Të dy partitë nuk kanë guxuar të nënshkruajnë dhe vulosin Marrëveshjen përshkak se bëhet fjalë për marrëveshje sekrete dhe kundër shqiptarëve. Kjo marrëveshje ka ndodhur në kohën kur krerët e BESËS nga ana tjetër mbanin peng bashkëpunimin opozitar me Aleancën për shqiptarët, përshkak se kishin thurrur plane ogurzeza për të përçarë vullnetin opozitar të shqiptarëve dhe veçanërisht për të dëmtuar LR-PDSH-në.

Krerët e Lëvizjes BESA edhe pas përfundimit të zgjedhjeve kanë vazhduar të luajnë lojë destruktive ndaj partive të tjera shqiptare duke patur si mision mos arritjen e unifikimit të Platformave të partive shqiptare dhe duke negociuar fshehurazi me partitë maqedonase për krijim të Qeverisë pa kushte. 

Ndryshe, BESA ishte partia e vetme që haptazi kundërshtoi bashkimin politik të shqiptarëve, ndërsa nga PDSH-ja nuk ka pas qëndrim publik përshkak të mos funksionimit të partisë pas dorëheqjes së liderit, Menduh Thaçi.

© fol.mk