Bekim Jashari sonte do ta zyrtarizojë kandidaturën e tij për kryetar të Skenderajt.
Në këtë ceremoni, që fillon në orën 19:00, do të prezantohet edhe lista e tij për Asamble Komunale të Skenderajt.

Bekim Jashari që është kryetar aktual i Skenderajt në zgjedhjet e kaluara kishte kandiduar si kandidat i pavarur, por ishte përkrahur edhe nga PDK-ja që nuk kishte pasë kandidat të vetin.

Në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, PDK-ja garon me Sami Lushtakun për Skenderaj.