Bashkimi Demokratik për Integrim po përjeton krizën më të thellë në organizimin dhe funksionimin e  brendshëm  që nga themelimi i saj. Mungesa  e përkrahjes nga  shqiptarët dhe zhgënjimi i madh që ka kapluar gjithë popullin   nga kjo  qeverisje    e  dështuar e BDI-së  thuajse  vërehet në çdo takim që organizon kjo parti në prag të zgjedhjeve të 11 dhjetorit.   Për dallim nga ciklet tjera zgjedhore, kësaj rradhe  BDI  duket e lodhur dhe e raskapitur  dhe  drejtohet nga një grup  tashmë pa kredibilitet. Largimi i shumë figurave respektive, atyre që ishin të pakorruptuar ta papërfolur  dhe të ndershëm   nga BDI -ja, kanë ndikuar që   BDI  dhe Ali Ahmeti të  gjenden në një  situatë shumë të vështirë  dhe pa rrugëdalje. Fakti se e gjithë kjo fushatë i u është besuar  një njeriu  pa pa përvojë në menaxhimin e fushatave zgjedhore,  gafet e tij që po i përsërit gati në çdo takim është më tepër se një “kambanë” se BDI i numron ditët e fundit të pushtetit. Jo më larg se para disa ditëve ” Taksisti” i Ali Ahmetit që menaxhon shtabin e tij zgjedhor bëri një  gaf ku ndër të tjera tha se; “Rinia maqedone e mbështet fuqishëm Ali  Ahmetin”.  Mbase kjo  deklaratë edhe mund ti falet, sepse ku ta dijm ndoshta edhe kjo rini  maqedone  do ta mbështes kësaj radhe fuqishëm BDI-në sepse si kandidat të Tetovës në vend të Hazbi Likës kanë  emëruar   axhën  Branko MANOLLOJSKI.   Po si mund ti falet    gabimi i sotëm në takimin e Kërçovës , ku në vitin 2016  na flet për fitore që BDI do të arij në 11 dhjetor të vitit 2011. prandaj me të drejtë mund të konstatojmë që ka kohë që kësaj BDI-je i  është ndalur “sahati” në vitin 2011!

(No Coment) shih videon më poshtë:

                            …VIDEO-ja ËSHTË DUKE U NGARKUAR