Kandidati për kryetar të komunës së Dibrës nga radhët e koalicionit ASH-AAA, Bekim Pocesta vazhdon betejën për triumfimin me këtë komunë.

Raundi i dytë zgjedhor që do mbahet më 14 nëntor do të tregojë fituesin e kësaj komune.
Lidhur me këtë me një postim në rrjetin social Facebook, Pocesta u bën thirrje qytetarëve që të bashkohen për ndryshim dhe të vizitojnë shtabin në mënyrë që të shkëmbejnë ide dhe të forcojmë edhe më shumë vullnetin e shumicës dërmuese të bashkëqytetarëve: të dalim të gjithë më 14 nëntor dhe t’ia kthejmë Dibrës sonë lirinë, krenarinë, shpresën, ka thënë ai.
Dyert e shtabit do jenë hapur për të gjithë ngа оrа 12:00 deri në ora 00:00.
Në vazhdim postimi i plotë i Bekim Pocestës:
“Të gjithë ju 4021 votuesit, si dhe të gjithë ju bashkëqytetarët e mi të tjerë që masivisht po i bashkoheni dëshirës për ndryshim, ju ftoj që ta vizitoni shtabin tonë zgjedhor. Ejani të bisedojmë, të shkëmbejmë ide dhe ta forcojmë edhe më shumë vullnetin e shumicës dërmuese të bashkëqytetarëve: të dalim të gjithë më 14 nëntor dhe t’ia kthejmë Dibrës sonë lirinë, krenarinë, shpresën!
Dyert tona janë të hapura për ju nga ora 12 deri në ora 24 çdo ditë.
Me respekt!” – përfundon Pocesta.