Doktor Bekim Tateshi pas vendimit të djeshëm skandaloz të Gjykatës Themelore në Kumanovë për rastin e vrasjes së Almir Aliut shkruan se Almirin e vramë edhe njëherë, nga i pari deri te i fundit.

“Ne mund të shkruajmë statuse pa fund, të postojmë foto sa të duam, të shpikim fjalë shumë të mëdhaja, por Ne Almirin e vram edhe njëherë, të gjithë, nga i pari deri i fundit.

E kam ditur se gjyqësia ka difekte, ashtu si edhe sistemi shtetëror në përgjithësi, por ky rast dëshmoi se sa shumë larg jemi, jo nga Europa dhe integrimet tjera me botën normale, por nuk jemi në gjendje fëmijëve tonë t’ju sigurojmë primaren, sigurinë e mos flas për gjërat tjera. Nuk kryhet obligimi prindëror vetëm me sigurimin e ushqimit, veshjes, sigurimit të tabletit, se fjala prind ka edhe shumë përgjegjësi tjera rreth vetes. Humaniteti është virtyt i lartë i njeriut, por ne kemi edhe egoizëm, mendojmë vetëm për vetveten duke harruar se një e keqe e shoqërisë është shumë afër neve dhe të dashurve tonë, mos harrojmë se Almirin e kemi në shtëpinë tonë, në rrugën tonë, në qytetin tonë. Para disa ditëve lexova si një filantrop amerikan përgatit proekt për të siguruar ambient jetësor në planet tjetër që ta siguroj vazhdimin e civilizimit njerëzor, duke parë se nënën Tokë e çojmë dret shkatërrimit total. Ky është veprim global, ndërsa ne mendojmë ngusht, deri te dera e oborrit, më andej, ptu, ptu, ptu, qoftë larg!

#AlmiriJemiNe