Ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi sot realizoi takim me drejtorin e delegacionit ekonomik Gjerman në Maqedoni z.Patrick Martens me çrast biseduan për klimen investuese në vend ,projektet aktuale dhe mundësitë e bashkëpunimeve në të ardhmen.Ministri Bekteshi njohtoi bashkëbiseduesin për rritjen e shtuar
ekonomike prej 3.1% ne kuartalin e dytë pas stagnimit të saj në vitin 2017 që paraqesin performansë pozitive për ekonominë në Maqedoni dhe se nëpërmjet disa masave të reja po bëjnë përpjekje për të hapur rrugë industrisë për një ekonomi lëvizëse e bazuar në prodhime cilësore dhe më konkurruese brenda dhe
jashtë vendit.

I deleguar i biznesit gjerman për Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë z.Patrik Martens njohtoi për interesin e shtuar të kompanive gjermane në Maqedoni duke shpresuar në një bashkëpunim më të hapur me të gjitha palët e interesuara nga sektori i biznesit si aktorët kryesor për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik të vendit.
Në takim gjithashtu u fol edhe për mundësitë për të aftësuar kuadro të reja të profileve të ndryshme të cilët do të ishin ndihmesë për kompanitë dhe bizneset e reja të cilat kanë aplikuar për masat e reja financiare që ofrohen nga shteti si mbështetje për bizneset e tyre.

Bekteshi njoftoi z.Martens se Ministria e ekonomisë si pjesmarrëse direkte në krijimin e ligjeve dhe kushteve të volitshme për sektorin e biznesit do jetë gjitmonë e hapur për bashkëpunime me faktorë të ndryshëm siç është në këtë rast drejtoria e biznesit gjerman për të krijuar vlera të reja,oferta dhe investime
të reja.