Politologu, Valon Bela përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se pasi Ziadin Sela u godit ashpër nga mediumet opozitare të afërta me Lëvizjen BESA kinse ai ka tradhtuar votuesit e vet sepse është ulur në tryezë me kreun e BDI-së Ali Ahmeti, atëher Bela parashtron pyetjen se si do ndihen 70 mijë votuesit shqiptarë të LSDM-së kur kjo e fundit ka mundësi të qeverisë me BDI-në.

Bela thotë se nuk duhen shikuar punët emocionalisht sikur bënë javë më parë me goditjet ndaj Selës, por duhet shikuar në mënyrë racionale që ti ecim proceset para.

Më poshtë e keni postimin e plotë të Valon Belës:

Nëse z. Sela u godit se ka tradhëtuar votuesit nga shkaku i uljes në tryezë me z. Ahmeti atëherë, si do të ndihen 70 mijë votuesit shqiptarë të LSDM-së kur kjo e fundit premton jetë më të mirë, paga të majme duke qeverisur me “kriminelët” e BDI-së ??