Kompania Bentley ka bërë të ditura planet për makinën SUV nga seria Bentayga që ka shirita si të tankeve – në vend të rrotave.

Mirëpo, kjo makinë që është e aftë të lëvizë edhe nëpër terrenet më të vështira, mund të blihet vetëm nga ata që janë shumë të pasur.

Investimet që do të bëheshin në të, në mënyrë që të mbajë nivelin e luksit që ka prodhuesi, janë shumë të kushtueshme. Andaj, planet për këtë Bentayga e cila do t’i kishte të gjitha mundësitë për lëvizje, duket se shtyhen për një kohë të pacaktuar.