Karim Benzema ka vendosur sonte një rekord të ri në Ligën e Kampionëve në përballjen ndaj Paris Sain-Germianit.

Lojtari 31-vjeçar po e mban shiritin e kapitenit në përballjen ndaj skuadrës franceze, e që kjo do t’i jap edhe një motiv shtesë.

Por, rekordi që është vendosur sonte nga Benzema, ndoshta mund të mos e kënaq Zinedine Zidanen, pasi është bërë francezi me më së shumti paraqitje në garën më të madhe për klube në Evropë.

Për sulmuesin francez kjo paraqitje është shënuar si 113-ta në karrierën e tij, duke e lënë mbrapa Thierry Henryn që kishte bërë 112 sosh.

Në anën tjetër, Iker Casillas është lojtari me më së shumti paraqitje në Ligën e Kampionëve me 177, derisa Cristiano Ronaldo po e ndjek nga pas me 162.

Rekordi i Benzemas është edhe më impresionuese, pasi ka shënuar 60 gola në 112 paraqitje.