Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriq, ka folur sot në lidhje me “rebelimin” e Aleksandar Jabllanoviqit dhe mos bindjes së urdhrave nga Beogradi.

Ai ka thënë se Jabllanoviqi është turp se si një serb dhe në mesin e popullit të tij ka shitur vetën për interesa të ndryshme.

Gjuriq, më pas tha se Lista Serbe është themeluar dhe mbështetur vazhdimisht nga Serbia më qëllim të përfaqësimit të serbëve, tek sa ka thënë se Partia e serbëve të Kosovës, që udhëhiqet pikërisht nga Aleksandër Jabllanoviq është e përkrahur nga shqiptarët dhe komandohet direkt nga Thaçi e Haradinaj.