Karateisti i njohur, Berat Jakupi, është futur në politikë. Ai në zgjedhjet e ardhshme lokale do të jetë në listën e partisë Aleanca për Shqiptarët si këshilltarë në komunën e Gostivarit. Qëllimi i kampionit të shumëfishtë të Maqedonisë dhe disa herë i Europës është ta shpëtoj Gostivarin nga migrimi i të rinjve drejt vendeve të Europës. Me këtë rast, ai iu ka drejturar rinisë së këtij qytetit përmes një shkrimi:

Gjithmonë kam qenë krenar me Gostivarin. Të gjithë që njohin Gostivarin, të gjithë ato që kanë vizituar këtë qytet por edhe atyre që ua kam përshkruar gjatë bisedave të lira, miqve të mi anembanë botës, gjithsecili nga ato ka shprehur gatishmëri të vizitojë qytetin tonë.

Vetëm ne, të lindur dhe rritur në Gosivar, Ne, Gostivarasit, kemi filluar ta braktisim atë.

Kam ecur pothuajse gjithë botën, metropole, vende përreth oqeaneve, ishuj, vende aziatike, afrikane, Amerikë dhe gjithë Evropën, duke marrë pjesë në shumë gara kombëtare dhe ndërkombëtare. Kam fituar shumë vende të para dhe medalje të shumta, duke pas oferta nga vende të ndryshme të botës të braktis këtë vend timin. Unë, sot e kësaj dite jam këtu dhe do të jem pasi nuk dua të bëhem pjesë e atyre të cilët braktisin këtë dhe. Gjithmonë më ka dhimbsur fakti që bashkëmoshatarët e mi, rinia jonë, dita ditës vazhdon ta lë Gostivarin, ta braktis atë, duke kërkuar një të ardhme më të mirë.

Në vend që ta braktisni Gostivarin, unë porosis këta shokë, këta miq, këta vëllezër dhe motra nga qyteti im i dashur, të punojmë ta ndërtojmë dhe ta ruajmë Gostivarin. Ta bëjmë atë vend për të gjithë ne. Ta zhvillojmë qytetin tonë ashtu siç e kanë zhvilluar ata atje ku jeni nisur ju.

Rinia është forca e çdo kombi. Rinia ka bërë luftëra. Ajo ka zhvilluar revolucione. Rinia ka bërë ndryshime. Është koha që rinia përfundimisht të mare në duart e veta ndërtimin, zhvillimin dhe ringjalljen e Gostivarit.

Unë do filloj ta bëj atë, unë do tentoj që të jap kontributin tim për një Gostivar ndryshe. Unë do filloj që përveç sukseseve personale, të bëhem pjesë edhe e sukseseve të qytetit tonë.

Përfshirja ime në listën për këshilltar të Aleancës për shqiptarët në Gostivar, ka një mision të vetëm: të ruajmë vlerat e qytetit tonë, të kthejmë dinjitetin e qytetit tonë, të ndalojmë braktisjen e qytetit tonë.

Unë i besoj ekipit të Arben Taravarit!

Unë i besoj kapacitetit të Arben Taravarit!

Unë i besoj përkushtimit të Arben Tarvarit!

Unë besoj se dr. Taravari mund të ndryshojë Gostivarin!

Bëhuni edhe Ju pjesë e ekipit të Taravarit!

Bëhuni pjesë e këtij ekipi të ri, ekip ky i cili do të dijë si të menaxhojë me Gostivarin.

Bëhuni pjesë e ekipit i cili vjen për të treguar se politika din të jetë edhe Ndryshe!

Nuk mjafton vetëm të shpresojmë për ndryshime. E kotë është shpresa nëse nuk veprojmë.

Andaj, falënderoj Arben Taravarin dhe Aleancën për shqiptarët për besimin e dhënë në përfshirjen time në listën e këshilltarëve dhe Ju ftoj të gjithë Ju, që bashkërisht të jemi pjesë e suksesit dhe ndryshimit të Gostivarit.

Uroj që të kemi një fushatë të qetë, fushatë korrekte, fushatë e cila do jetë shembull për komunat tjera në Maqedoni, ndërsa në fund, Gostivarasit e mi të dashur, do vendosin për më të mirin.

Kësaj radhe zgjedhjen do e kenë shumë të lehtë.
I juaji Berat Jakupi