Është rihapur të enjten tregu i Krishtlindjeve në Berlin ku 12 njerëz u vranë të hënën nga një ekstremist islamik që sulmoi me kamion turmën e njerëzve.
 
Policia thoshte se ka instaluar barriera betoni për të parandaluar një përsëritje të sulmit. Autoritetet njoftuan gjithashtu se kishin kryer aksione në disa shtëpi në qytetin e Dortmund, por ende pa bërë arrestime në lidhje me tunizianin e dyshuar si autor.
 
Karta e identitetit dhe gjurmët e gishtërinjve të Anis Amri ishin gjetur në kamionin e sulmit.
 
Akti i rëndë në tregun e Breitscheidplatz vrau 12 njerëz dhe plagosi 49. Mes viktimave përfshiheshin gjashtë gjermanë dhe një turist izraelit. E pritshmja Bild tha se katër njerëz që kishin qenë në kontakt me Amri ishin arrestuar.
 
Raportime për aksione të policisë kishte edhe në Emmerich në perëndim të Gjermanisë, ku Amri ka qëndruar për pak kohë vitin e kaluar.