Gjermania ka autorizuar Holandën t’i dërgojë Ukrainës 400 granatahedhës me raketa prodhim gjerman për të ndihmuar në luftën kundër pushtuesve rusë, kjo sipas dy zyrtarëve të BE-së, duke shënuar një ndryshim të papritur në politikën ushtarake të Berlinit mes presionit nga aleatët e BE-së dhe NATO-s.

Deri të shtunën, Gjermania kishte zbatuar një praktikë të kahershme për të mos lejuar që armët vdekjeprurëse që ajo i prodhon të transferoheshin në një zonë konflikti, shkruan Politico.