Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq në aeroportin e Shkupit e priti kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq, e cila sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në vendin tonë.

Mariçiqi ka theksuar se vizitën e kryeministres Bërnabiq, në kohë të sfidave me të cilat përballet Evropa dhe rajoni, do ta shfrytëzojnë për të biseduar në temat lidhur me avancimin e eurointegrimeve të të dyja vendeve, bashkëpunimin e ndërsjellë dhe përgatitjeve dhe aktiviteteve të Samitit “Ballkani i Hapur”.