Ambasadorja e SHBA-vë në Maqedoninë e Veriut, Kejt Meri Bërns, deklaroi se bota për momentin po kalon momente të vështira me pushtimin rus mbi Ukrainën, megjithatë shtoi se SHBA qëndron krah Maqedonisë së Veriut dhe partnerëve tjerë për të luftuar për demokracinë dhe sundimin e ligjit.

“Jemi duke u përballur me një moment shumë të vështirë me agresionin e vazhdueshëm brutal rus mbi Ukrainë. Ky është një moment i rëndësishëm për demokracinë dhe demokracitë në gjithë botën kanë qëndruar së bashku. SHBA-të janë me Maqedoninë e Veriut dhe me aleatët e partnerët e tjerë për të luftuar për demokracinë dhe për gjithçka që ne qëndrojmë mbrapa dhe mbi të gjitha është sundimi i ligjit”, tha Ketj Meri Bërns, ambsadrore e ShBA-ve në RMV.