Tani është koha Maqedonia e Veriut të tregojë angazhimin e saj që t’i bashkohet sundimit të së drejtës, ka porositur ambasadorja amerikane Kejt Bërns në statusin në Tuiter, duke e ndarë publikimin e djeshëm të komisarit për zgjerim, Johanes Han për rastin “Reket” dhe luftën kundër korrupsionit.

“Siç thamë më parë, këto janë akuza serioze për të cilat nevojitet përgjigje serioze, i cili do të jetë i plotë, transparent dhe në kohë. Tani është koha Maqedonia e Veriut të tregojë angazhimin e saj t’i bashkohet sundimit të së drejtës”, ka shkruar Bërns në Tuiter