Përfaqësuesit e Lëvizjes BESA, sekretari gjeneral Afrim Gashi, si dhe nënkryetari Zeqirija Ibrahimi, dje në selinë e partisë, kanë realzuar takim me Shefin e Sektorit Politik në delegacionin e Bashkimit Evropian në Shkup, Lukas Hollup.“Në këtë takim është biseduar për aktualitetin politik, me ç’rast përfaqësuesit e BESËS e kanë njoftuar z. Hollup, se përkitazi me qeverisjen e ardhshme parakushtet themelore që BESA të diskutojë për mundësinë e përfshirjes në qeveri janë tri:

  •  BESA pranon të marrë pjesë në qeverisje vetëm nëse në të nuk ka figura politike të inkriminuara dhe të dyshuara nga Prokuroria Speciale Publike
  • BESA pranon të jetë e pjesë e bisedimeve për qeverisje vetëm nëse pranohet diskutimin për RIDEFINIMIN e sistemit juridiko-kushtetues të shtetit dhe
  •  BESA do të pranojë të bëhet pjesë e qeverisjes vetëm nëse marrëveshja qeveritare do të jetë transparente për publikun dhe e afatizuar”, njoftuan nga Lëvizja Besa, raporton Gazeta Lajm.

Në kumtesë shtohet se takime të këtilla me ndërkombëtarët janë duke u realizuar intenzivisht.