Lëvizja BESA” nuk do të ankohet në Gjykatën Administrative pas vendimeve të KSHZ-së, që i refuzuan shtatë ankesa të saj në lidhje me gjoja parregullsi gjatë ditës së zgjedhjeve.

Edhe pse nga Lëvizja Besa thonë se: “Organet e partisë kanë vlerësuar që mos të ankohen në Gjykatën administrative sepse dyshojmë në pavarësinë e saj”, por e vërteta është krejt ndryshe. Në sinkronizim të plotë me VMRO-DPMNE -në, pronari i kësaj lëvizje politike edhe kësaj rradhe ashtu si me mospasjen e gatishmërisë për të bashkëpunuar me partitë tjera opozitare para zgjedhjeve del në mbrojtje të VMRO-së dje jaranit të tyre Nikolla Gruevskit. Për vetë faktin se të gjitha ankesat e Lëvizjes Besa për parregullësi gjatë procesit zgjedhor ishin një farsë dhe vazhdim i marketingut politik ku në asnjë procesverbal vëzhguesit e kësaj lëvizje nuk kishin ankimuar parregullësi tregon për lojën e ndytë që mundohen tu tregojnë shqiptarëve. Edhe ankesa në një vendvotim në Gostivar ku edhe do të ketë rivotim është një kurth dhe një mashtrim ku gjoja dëshirojnë të përmbysin rezultatin në favor të LSDM-së është mashtrim i rradhës sepse edhe ashtu ky rezultat nuk u kryen ndonjë farë pune por i kryen punë të madhe shefit të tyre i cili jo më larg se dje në paraqitjen publike para protestuesve para KSHZ tha se Pobratimi i Besës nuk do marr pjesë në Rivotim dhe paralajmëroi mos njohje të rezultatit zgjedhor që është një alibi për tejzgjatje të këtyre zgjedhjeve dhe tentativë për të mbajtur zgjedhje të reja bashkë me zgjedhjet lokale në pranverë.