Lëvizja Besa, ishte pjesë e nënshkrimit të deklaratës së përbashkët që u organizua në Tiranë, me ftesë të Kryeministrit Rama. Madje këtë deklaratë e cilësoi si një të arritur duke thënë se janë përfshirë pjesë të platformës se tyre që ka të bëjë me “Ridefinimin”.

Në pikën e fundit të deklaratës ka një pasus që thot: “Përmbushja e këtyre objektivave do të mbikqyret nëpërmjet të krijimit të Tryezës së përbashkët”

Tani kur po flitet për Tryezën e përbashkët politike, Lëvizja BESA po tregon në vazhdimësi një neglizhencë dhe papërgjegjësi totale ndaj Tryezës, e më saktë ndaj Deklaratës së vet nënshkruar. Alibi të cilën e krijon me vetëdëshirë Lëvizja BESA se nuk do të ulet me “kriminel” sipas tyre duke aluduar në krerët e BDI-së, dal nga dal ky alibi po mer përmasa tjera të një justifikimi jo parimor.

E njejta ndodhi edhe në ftesën e Aleancës për Shqiptarët, e cila jo që nuk ju përgjigj por kishte përsëri një alibi tjetër se takimi mes Aleancës dhe BDI nuk na qenka në frymën e deklaratës së përbashkët. Madje eksponent të Lëvizjes BESA, u deklaruan: kush na qenka Ziadin Sela për të ftuar tryezën e përbashkët?? Pa treguar opinionit se Ziadin Sela edhe vetë personalisht shkoi tek Lëvizja BESA për ti “lutur” që ata ta thërrasin Tryezë si parti e dytë.

Në bazë të veprimit enigmatik të Lëvizjes BESA si dhe deklaratave politike, me plot urrejtje ndaj subjekteve politike shqiptare, me një arrogancë të papërshkruar, me një vetbesim, dhe me nje shpërfillje të unitetit brenda shqiptare, Lëvizja BESA seriozisht po i bën dëm procesit dhe votuesve shqiptarë.

Lëvizja BESA e din fare mirë se çështja shqiptare në Maqedoni nuk zgjidhet me një nënshkrim në një deklarate. Por duhet të bëhesh pjesë e saj edhe praktikisht dhe të japish kontributin politik, juridik për ti ndihmuar këmbënguljes politike për ta forcuar peshën e deklaratës.

Lëvizja BESA në vend të zgjedh një rrugë të drejt, ajo sikur don që kjo deklaratë të ngelet në udhëkryqin e fatit politik, ashtu njejtë siç është fati politik i shqiptarëve.
BESA, don që në tryezën e bisedimeve ne Shkup, të marr pjesë edhe Kryministri Rama, pa haruar për telashet politike që mund ti sjell Kryeministrit Rama, dhe Shqipërisë për ndërhyrje direkte në problemet e brendshme të Maqedonisë. Madje BESA don tua bëj më dije se Deklarata politike është projekt i Edi Ramës e jo i subjekteve politike shqiptare, duke u sjellur të papjekur politikisht, dhe duke e venduar në pozitë të vështirë edhe vetë Kryministrin Rama.

BESA duhet të mbaj përgjegjësi për ngritjen e nacionalizmit edhe brenda maqedonasve, të cilët sigurisht se do të ishin ma rezistent ndaj kërkesave reale të shqiptarëve nëse BESA me infantilitetin dhe naivitetin e tyre politik do ti kishte bindur se deklarata na qenka projekt i Shqipërise dhe jo i partive politike shqiptare? Fundja është problem real i shqiptarëve të Maqedonisë dhe subjektet politike shqiptarë që janë votuar mbajnë përgjegjësi më shumë se Kryeministri Rama, shumë më shumë ngase janë votuar nga ajo dorë e demoralizuar, që kërkon barazi me maqedonasit.

Se Lëvizja BESA veprimin politik don ta ul nga niveli qëndror në atë lokal, duke llogaritur në zgjedhjet lokale për të fituar më shumë Komuna, këtë tanimë e kanë kuptuar të gjithë. Por kjo nuk i jep BESËS asnjë garancë për ndonjë rezultat pozitiv. Votuesit e Lëvizjes BESA janë ata të njëjtit që i kanë dhënë votë BESËS për problemet që lidhen me pushtetin qendror, për sistemim e brishtë politik të maqedonasve ndaj shqiptarëve.

Çështja e gjuhës, Prokuroria Speciale, Ndarja e buxhetit në formë të barabartë, zbardhja e rasteve siç është Kumanova, Sopoti, Monstra, Brodeci, janë poashtu çështje që lidhen me Deklaratën e përbashkët dhe me qeverisjen e ardhshme. Këto çështje gjithsesi se nuk zgjidhen nëse pikësynim e ke pushtetin lokal, për të fituar kryetar komunash, apo zyrtar lokal.

Të ikësh sot nga përgjegjësia politike, dhe ballafaqimi politik, ndoshta është rruga ma e lëhtë. Të bëhesh nga aktori politik në spektator dhe më pas ti akuzosh të tjerët është idiotizëm politik. . Të lutesh që pozita e negociatave mes palës shqiptare dhe asaj maqedonase të jetë e vështirë dhe jo në pritshmëritë maksimale të shqiptarëve, që më pas ti paragjykosh dhe ti kritikosh politikisht, për fituar ndonje votë më shumë në zgjedhjet e ardhshmë është amaterizëm dhe delitantizëm politik.

Të tërhiqesh nga Tryeza e përbashkët dhe nga deklarata politike, që ndodhi përherë të parë në mënyrën tinzare me qëllime të caktuara politikë është njëjtë si forma e Kryetarit të PDSH, Menduh Thaçit, i cili punon më instrukcione tjera që nuk vijnë as nga Tirana zyrtare as nga Rama, por as nga votuesit shqiptar, po krejt nga një faktor tjetër i besueshëm deri në vdekje që tani më popullata shqiptare e ka kuptuar. Edhe ju po silleni njejtë si ai. Shumë shpejt emrin tuaj e baltosët, duke mos e mbajtur BESËN e dhënë para Kryeministrit Rama dhe Tiranës zyrtare.

©fol.mk