Lëvizja BESA bashkë me RDK e Fadil Zendelit janë në momentin e fundit të përpilimit të listave të kandidatëve për deputetë.  Sipas burimeve të INA, në njësinë e 1 do të jetë Zekirija Ibrahimi dhe kandidatë tjetër, poashtu nga Lëvizja BESA. Ndërsa në njësinë e 2 bartës do të jetë Afrim Gashi dhe pas tij Shaban Zendeli. Vendi i 3 dhe 4 në njësinë 2 do të jenë për RDK, edhe pse dega e kësaj partie në Kumanovë është shumë e konsoliduar dhe përflitej për emrin e sekretarit gjeneral Zenun Ismaili. Por po ashtu edhe dega e BESËS në Kumanovë, që ndër të parat kishte promovuar këtë parti kishte pritur një vend më lartë në listën  për deputetë.

Në njësinë e 5 zgjedhore do të jetë Arben Labënishti i pasuar nga kandidatë të tjerë. Ndërsa në njësinë e 6 do të jetë Bilall Kasami, Fadil Zendeli dhe po bisedohet deri në momentet e fundit për kandidatë të tjerë për të gjetur emrat më të duhur.