Tre ditë pas shkrimit të Mahmut Ovur se për strategjinë e Feto-s në Ballkan dhe që mori jehonë edhe në Maqedoni pas transetimit të tij në gjuhën shqipe një zyrtar i lart i BESË-s i ka reaguar gazetës Sabah në Turqi.

Zyrtari i BESË-s i ka thënë gazetarit Ovur se kjo parti është një parti e re dhe në këtë fazë po kalon në një proces sensitiv, “Besa është partia më e re me vetëm dy vite në skenë dhe ka arrit rnjë sukses të rëndësishëm për një periudhë të shkurtër kohore duke fituar 5 deputet, që do të thotë një forcëe rëndësishme që nuk mund të zhvlerësohet në Maqedoni. Kjo është arsyeja pse ne përballemi me akuzime të padrejta” raportohet ti ketë thënë zyrtari i BESË-s gazetarit.

“Pas deklarimeve te juaja se ne jemi të lidhur me FETO… aty nuk ka renë dhe është e vërtetë se në të kaluarën të gjithë i kemi dërguar fëmijët në kolegjet Yahaya Kemal të cilat i ka hapur FETO. Miqt tanë gjithashtu i kanë dërguar. Por kur ata treguan fytyrën e vërtetë, ne ishim të parët që u larguam. Pas puçit të ndodhur më 15 qershor, BESA ishte e para nga partitë që reagoi dhe e quajti si organizatë teroriste. E gjithë kjo tregon se BESA rezultatet e mira në zgjedhje i fitoi falë relacioneve me Turqinë. Për atë ata (tjerët) po bëjnë propagandë kundër nesh. Ne duam që opinioni publik të dij se këto konstatime sic i keni bërë në shkrimin tuaj janë të padrejta dhe të pabaza” i ka thënë zyrtari i BESëS.

Megjithatë habit fakti se si me aq siguri zyrtar të Besës mohojnë fakstin se Feto mund të kishte instaluar struktura të vetë në këtë parti, kur dihet botërisht se edhe vet partia e Erdogan deri në momentin e puçit nuk i kishte vërejtur një numër të madh të gylenistëve në institucionet shtetërore dhe brenda partisë të vet

 

/Tetova1/