Lëvizja BESA do të kërkojë përfaqësim me një anëtarë në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, menjëherë pas fillimit të punës së Kuvendit.

Nga kjo parti vlerësojnë se anëtari i deritanishëm i PDSH-së në KSHZ Bedredin Ibrahimi duhet të largohet nga ky Komision dhe të ja lëshojë vendin anëtarit që do të propozojë Lëvizja BESA. Ende nuk kemi filluar me analiza konkrete.

Fillimisht duhet të konstituohet parlamenti pastaj lëvizja Besa do të kërkojë që z. Bedredin Ibrahimi të zëvendësohet me një përfaqësues të Lëvizjes Besa. – deklaroi Orhan Murtezani, zëdhënës i partisë.