Kriza paszgjedhore në Maqedoni është karakterizuar këto kohët e fundit me njollosje dhe shpifje të ulëta nga një opozitë shqiptare që e lufton me çdo çmim ideologjinë kombëtare të një opozite që për platformë ka interesin kombëtar shqiptar dhe shpirtëror të shqiptarëve.

Portale të angazhuara me mercenarë nga jashtë të angazhuar për të nxirë me shpifje figura qendrore të shoqërisë shqiptare po vihen në qendër të vëmendjes së tyre. Shihet qartë se një lëvizje opozitare shqiptare ua ka frikën dr. Taravarit dhe dr. Selës, prandaj i sulmojnë me “artilerinë shpifëse” që kanë në dispozicion, edhe pse e dinë fort mirë se kanë hasur në mur të një rezistencë të fortë si nga populli por dhe nga gjithkush tjetër që ia do të mirën shqiptarëve.

Në vend që të merren me BDI dhe Ali Ahmetin, i cili nga 20 deputet ka ra në 10 deputet në këto zgjedhje, këta merren dhe i vardisen Arben Taravarit dhe Ziadin Selës, për të vetmen arsye duke e parë ndoshta dhe rrezikun e tyre, dhe sulmohet duke nxirë, ose duke të nxjerrë nga konteksti i ideve. Të paktën nga sulmet ndaj Arben Taravarit të ngushëllonin veten, dhe të kërkonin përmes shpifjeve të tyre dorëheqjen e Ali Ahmetit dhe Menduh Thaçit dhe të Fadil Zendelit, ata vardisen ndaj Ziadin Selës, duke e ditur dhe vetë këta se figura e Ziadin Selës është luftuar nga pushteti, opozita e koordinuar, nga mediat përmes territ informativ, financat jashtëligjore dhe shërbimet e qarqeve të dyshimta…

© fol.mk