Lëvizja Besa, e cila nuk mori pjesë në takimin e partive shqiptare, për të krijuar një bllok shqiptar që ti kushtëzojnë partitë maqedonase, sipas  disa  burimeve  të sigurta brenda kësaj lëvizje mësohet se Besa po zhvillon biseda të fshehta si  me LSDM-në e Zaevit ashtu edhe me VMRO-në e Gruevskit. Përderisa nga kjo lëvizje arsyetonin bojkotin e takimit me shqiptarët se gjoja nuk ulen me kriminelë, ata kanë harruar se pikërisht Zaevi si  dhe miku i tyre  Gruevski u ul me po ato “kriminelë” disa herë dhe nënshkruan marrëveshjen e famshme të Përzhinos. A nuk iu pengon ky fakt krerëve të Besës?! Dhe pyetja tjetër është se me çfarë kushtesh, të dy krahët e lëvizjes Besa po zhvillon takime të fshehta me Zaevin dhe Gruevskin? A është më e rëndësishme takimi me maqedonasit sesa takimi me shqiptarët? Lëvizja BESA ishte në trans politik këto ditë duke menduar se nuk do jetë pjesë e qeverisë. Siç duket Lëvizja BESA e cila nuk ju dha besë subjekteve politike shqiptare, BESËN po mendohet seriozisht t’ua japë maqedonasve për formimin e qeverisë së ardhshme. Në anën tjetër po zihet nga brenda kësaj lëvizjeje, pasi krahu i VMRO-DPMNE-së, i cili edhe menaxhon financat e kësaj lëvizje   po bën presione tërthorta që krahu tjetër nostalgjik të ish sistemit të drejtuar nga Kimi   me djemt e tij  në Lëvizjen BESA mos koalicionojë e as mos bisedojnë me  LSDM-në. Ndryshe, takimi i liderëve shqiptar aspak nuk kishte të bëjë me konfigurimin e qeverisë së ardhshme, por me unifikimin e kërkesave të përbashkëta politike kundrejt palës maqedonase kushdo qoftë ajo.

© fol.mk