Lëvizja BESA si çdo herë që ka përkrahur protestat kundër dukurive negative në shoqëri, edhe kësaj radhe vazhdon kontinuitetin e qendrimeve politike duke përkrahur protestën e Lëvizjes Anti-Bixhoz kundër hapjes së një kazinoje afër një shkolle në Tetovë, thuhet në kumtesën e Lëvizjes Besa.

Lëvizja Besa ka bërë thirrje deri te të gjithë qytetarët që ti bashkohen protestës me qetësi dhe maturi për të luftuar fenomenet negative në shoqëri.