besa

Derisa Tetova digjet pa ujë dhe kryetarja bën qejf, tetovarët kishin menduar se ky është kulmi i fatkeqësisë së tyre me këtë pushtet komunal, por dje doli se gjendja edhe më alarmante – edhe ai ujë që vjen, është shumë i ndotur, sepse ujërat e zeza të kanalizimeve janë futur nëpër gypat e ujit të pijshëm.

Duke vlerësuar se uji është përtej betejave politike, Lëvizja BESA reagon në mënyrën më të ashpër që mundet, duke pyetur se a vërtet e keni vendosur ta vrisni këtë popullatë, duke  helmuar jo vetëm me ajër, por edhe me ujë? Sa për informacion, si pasojë e kësaj katandie që po i ndodhë qytetit të Tetovës, spitalet po mbushen nga banorë të Tetovës, që ankohen nga sëmundje infektive.

Për këtë arsye i bëjmë apel kryetares së Komunës që për një çast t’i lë anash dëfrimet e ahengjet dhe të merret një çikë edhe çështjet kryesore e jetësore të këtyre banorëve.

Dhe, le ta dijë ajo se ne nuk do të ndalemi në alarmimin dhe luftimin e këtyre dukurive negative derisa të përfundojnë ato ose të përfundojë pushteti i kësaj partie në Tetovë.