Formumi i gruas dhe Forumi rinor i Lëvizjes Besa në Tetovë mbajtën konferencë të jashtëzakonshme për media prej ku kërkuan që të ruhet uniteti i partisë dhe të mos hutoen votuesit e kësaj lëvizjeje.

Sipas Kryetares së forumit të gruas në Tetovë, Hatije Eemi, këshillat vendor të degës në Tetovë kanë nëshkruar një deklaratë të përbashkët dhe kërkohet nga organet e Lëvisjes Besa të vazhdojë rrugën e trasuar në respektimin e vlerave tashmë të promovuara.

“Këshillat vendor të Lëvizjes Besa dega Tetovë kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët ku kërkojnë nga organet e Lëvizjes Besa vazhdimin e rrugës së trasuar në rrespektimin e vlerave tashmë të promovuara (tre A), ruajtjes së unitetit të brenshëm, ndikimit politik dhe rezultateve të suksesshme në jetën politike në RM, që Lëvizja Besa të vazhdoj betejën politike tash si subjekt i sprovuar dhe i legjitimuar në interes të shqiptarëve dhe qytetarëve tjerë”, deklaroi kryetarja e forumit të gruas në Tetovë nga Lëvizja Besa Hatije Etemi.

Sipas saj, struktura në Tetovë nuk do të rrijë indiferente ndaj veprimeve të deputetit të zonës Nexhbedin Kahremani i cili kishte fituar mandatin pas tërheqjes nga posti i deputetit Bilall Kasami.

“Si anëtarësi dhe strukturë në Tetovë nuk mund të rrimë indiferent ndaj veprimeve dhe sjelljes së deputetit të zonës Nexhbedin Kahremani I cili ka fituar mandate pikërisht në krah të aktivistëve të këtyre këshilave vendor. Prandaj kërkojmë nga deputeti Nexhbedin Karemani të respektojë organet legale dhe legjitime të lëvizjes Besa, të respektojë kryetari legjitim të lëvisjes Besa Bilall Kasami, I cili me shumë zemërgjërësi e lëshoj mandatin e deputetit që pikërisht z.Karemani të bëhet deputet. Një fjalë e popullore thotë: E mira të kthehet me të keqe”, deklaroi Etemi.