Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi informoi se gjatë ditës së sotme do t’i hiqet licenca për veprimtari turistike agjencisë turistike “Besa Trans”, autobusi i së cilës shkaktoi aksident trafiku ku humbën jetën 46 persona.

Bekteshi dje paralajmëroi Ministria e Ekonomisë ka marrë raportin nga Inspektorati i Punës lidhur me licencën për veprimtari turistike të agjencisë turistike “Besa Trans”, sipas të cilit ka dallim në të gjitha informacionet për licencën që ka agjencia e transportit.

Ministri shtoi se me kërkesë të Ministrisë së Ekonomisë, Inspektorati i Tregut do të bëjë kontroll shtesë për kushtet dhe mënyrën e funksionimit të “Besa Trans”.