Në kuadër të fushatës për zgjedhjet e jashtëzakonshme për këshillin komunal në Tetovë, Lëvizja BESA edhe sot ka vazhduar takimet me qytetarë.

Kreu i Lëvizjes BESA Bilall Kasami, bashkë me bartësin e listës për këshilltarë Besar Durmishi kanë vizituar sot fshatin Saraqinë dhe fshatin Xhermë, ku kanë shpalosur para banorëve 8 prioritetet e listës së Lëvizjes BESA.

Ata u mirëpriten nga një numër i madh i banorëve të të dy fshatrave.