Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) edhe pse nuk garon me kandidatin e saj për qytetin e Shkupit, ajo ka zyrtarizuar tanimë listën e saj të këshilltarëve, njofton Zhurnal.mk

Bartës i listës së këshilltarëve të BDI-së në Qytetin e Shkupit do të jetë drejtori i shkollës “Cvetan Dimov”- Shkup, z.Besnik Ajeti, ndërsa prapa tij i dyti në listë është rradhitur një figur shumë e rëndësishme e biznesit shqiptar, Enver Maliqi.

Enver Maliqi, është një nga biznismenët më të sukseshëm shqiptar në Maqedoni, një personazh i respektuar dhe i njohur nga shkupjanët.