Është ende e paqartë e ardhmja politike e Maqedonisë, gjë e cila rrezikon thellimin e krizës në vend nëse Gjykata Administrative vendos të rivotohet në disa zona.

Kjo pasi Gruevski deklaroi se partia e tij nuk do t’i njohë zgjedhjet në rast se nuk rivotohet, politikë të cilën e ndoqi edhe LSDM-ja në zgjedhjet e kaluara.

 
Ndërsa LSDM ka deklaruar se do t’i çojë në Gjykatën Administrative rastet e dorëzuara në KSHZ, dhe Besa ka deklaruar se nuk do të hedhë në hap të tillë, pasi nuk beson në drejtësinë e gjykatës.

Sipas rezultateve të deklaruara fillimisht nga KSHZ, fituese e këtyre zgjedhjeve ishte VMRO¬DPMNE e ishkryeministrit Nikolla Gruesvki, me 51 deputetë, ndërsaLSDM renditet e dyta, me 49 deputetë. Nëse rivotohet, Gruevski druhet se e humbet avantazhin.

Komisioni Shtetëror Zgjedhor hodhi poshtë të gjitha ankesat e LSDM¬së për parregullsi zgjedhore, ndërsa kjo parti vlerësoi se ky institucion nuk është në nivelin e detyrës serioze që ka në lidhje me mbrojtjen e të gjitha aspekteve nga procesi zgjedhor.

Gjatë kohës që KSHZ shqyrtonte ankesat, është gjetur nën një presion të fortë pasi protestues të shumtë të VMRO¬DPMNE nën drejtimin e politikanëve të kësaj partie kanë protestuar me fyerje përpara KSHZ në Shkup deri kur ka përfunduar shqyrtimi i ankesave.

Cilado parti që të fitojë të drejtën e formimit të qeverisë së re në Shkup, varet plotësisht nga pala shqiptare për të arritur votat e duhura për koalicionin qeverisës.

Përveç dy partive që përmendëm më lart, të drejtën për të hyrë në Kuvendin e Maqedonisë e kanë fituar edhe katër parti apo aleanca shqiptare: BDI, Besa, Aleanca për shqiptarët dhe PDSH.

Zëdhënësi i BDIsë Bujar Osmani, tha se kjo parti mbetet përkrah faktorit ndërkombëtar, por nuk përgjigjet nëse kjo do të thotë se heqë dorë nga formimi i qeverisë me partnerin e deritanishëm.

“Ne nuk kemi partner strategjik te partitë maqedonase, adresa jonë për bashkëpunim janë pesë zotimet të cilat i kemi parashtruar që në fushatë parazgjedhore.

Ne mbetemi në qëndrimin se gjithçka e mirë që i ka ndodhur këtij shteti i ka ndodhur në bashkëpunim me komunitetin ndërkombëtar. Tani po presim konfirmimin e rezultateve nga KSHZ pastaj do të ulemi dhe do të ndërtojmë qëndrim në parti sa i takon bashkëpunimin në të ardhmen me cilëndo parti politike maqedonase”, tha Osmani, sipas “Alsat¬M”.

PDSH nuk ka komentuar mbi fushatën antiperëndimore të nxitur nga Gruevski,ndërsa nga Lëvizja Besa thonë se retorika e Gruevskit dëshmon se ai nuk synon integrimin e vendit në strukturat euroatlantike.

“Partia e njeriut që qeverisi deri më tani, i prirë nga politika diskriminuese dhe përjashtuese ndaj shqiptarëve, me gjuhën e përdorur ndaj ambasadorëve të shteteve mike, siç është gjuha e përdorur ndaj ambasadorëve të SHBA¬ve dhe të BE¬së, dëshmon se Nikolla Gruevski është orientuar në politika që më së paku kanë për qëllim të ardhmen e ndritur të qytetarëve dhe perspektivën e tyre euroatlantike”, reagoi Lëvizja Besa.

Edhe Aleanca për Shqiptarët e quajti fjalorin e Gruevskit si tentativë për destabilizimin e vendit.