Zëdhënësi i Aleancës për Shqiptarët Flakron Bexheti është i ftuar në emisionin Click Plus ku po diskuton rreth zhvillimeve të fundit politike. Bexheti tha se në të njëjtën kohë kur flitet për negociatat për BE-në, flitet për korrupsion nga ana e qeveritarëve.

Sipas Bexhetit tema e kourrupsionit e ndalon hyrjen e shpejtë të Maqedonisë së Veriut në BE. Keqpërdorimi i IPA fondeve sipas Bexhetit, është një vërejtje e madhe që vjen nga BE-ja, sepse të njëjtit janë të informuar rreth këtyre keqpërdorimeve. Ai bëri thirrje që të ndëshkohen politikanët dhe zyrtarët e korruptuar dhe jo qytetarët.

Bexheti theksoi se kupola e korrupsionit në BDI është më e zgjeruar, andaj ndëshkimi duhet të zgjerohet edhe në struktura më të larta. Ai kritikoi edhe BDI-në dhe liderin Ali Ahmeti ku tha që njëherë ishte të dalin përgjimet, ndërsa tani frikësohen. Aty zëdhënësi i Aleancës për Shqiptarët përmendi edhe pjesët ku janë bërë keqpërdorime dhe ndërhyrje në sistemin e drejtësisë. Këto momente Bexheti i ka quajtur si një ballafaqim të BDI-së me realitetin.