Çifti Jazy Z dhe Beyonce, janë zhvendosur në Los Anxhelos, për arsye të veçantë.

Kjo pasi ata do të paguajnë një shkollë private prej 19 mijë dollarësh një vit, për vajzën e tyre Blue Ivy.

Mbretëresha e muzikës Beyonce, është parë në West Coast, bashkë me katëvjeçaren Blue Ivy,  e cila do të ketë mundësinë të jetë pjesë e një programi të veçantë, përshtatur për nevojat solo të fëmijëve, përcjell FOL.

‘’Ata u larguan për në Los Angeles, sepse donin që vajza e tyre të përfundoj shkollën’’  ka thënë një burim i afërt i familjes, shkruan Mail Online, përcjell FOL.