Bezak: Kriza politike nuk duhet të kalojë në krizë ndëretnike

Ambasadori i Sllovakisë në Shkup, Martin Bezak, e vizitoi sot komunën e Kumanovës, ku është takuar me kryetarin e kësaj komune, Zoran Damjanovski.

Bashkëbiseduesit diskutuan për gjendjen në vetëqeverisjen lokale, parasegjithash për mandatet e pushtetit lokal, si edhe për gjendjen e tanishme politike në vend.

Me këtë rast, u bë e ditur se komuna e Kumanovës do të vëllazërohet me një komunë nga Sllovakia. I pyetur nga gazetarët për krizën politike, ambasadori Bezak tha se kriza politike tashmë ka kaluar në krizë kushtetuese, krizë që nuk duhet të kalojë në ndëretnike.

Bezak tha se zgjidhja e krizës është në pajtueshmëri, në përgjegjësi dhe sjellje burrështetasi.