Një kryevepër e vërtetë, kështu mund të quhet Biblioteka e re e Gjimnazit “7 Marsi në Tetovë ,një projekt tjetër i madh i realizuar nga autoritetet e kësaj qendre të mesme që për një kohë të shkurtër ka arritur rezultate të mëdha në të gjitha sferat informon Tetovasot.
Ky projekt është realizuar menjëherë pasi drejtoresha Miqerem Rizai Memedi morri një tjetër mandat të dytë për t’a drejtuar këtë shkollë tashmë elitare në Tetovë me superkushte .

Biblioteka e re së bashku me leximoren tashmë është në shërbim të nxënësve dhe mësimdhënësve të shkollës sonë deklaroi drejtoresha e 7 “Marsit ” Miqerem Rizai Memedi .

Por z.Memedi nuk është përkujdesur vetëm për hapësirat moderne ,por edhe me sigurimin e gjithë librave dhe titujve të nevojshëm të lektyrave për gjithë vitet .

Biblioteka tashmë posedon numër të mjaftueshëm titujsh por ,synim do ta kemi ta pasurojmë fondin me titujt më të ri ,që ti kemi lexuesit sa më afër saj ! u shpreh Miqerem Rizai Memedi.
Dizajnin për këtë bibliotekë moderne ndër të mirat në gjithë shkollat në nivel shteti, e ka bërë arqitekti i ri Rilind Papraniku . Tetovasot