Nëse jeni duke kërkuar të kaloni momente në paqe dhe në qetësi, atëherë nuk ka vend më të mirë për ta bërë këtë sesa në një bibliotekë të bukur.

Fatmirësisht për anglezët, në Mbretërinë e Bashkuar ekzistojnë shumë biblioteka të tilla, transmeton Telegrafi.

Duke filluar nga bibliotekat magjepsëse të Skocisë, e deri në bibliotekën rezidencale në Wales ku mund ta kaloni natën, më poshtë i keni tri nga bibliotekat më të mira që gjenden në Mbretërinë e Bashkuar:

Biblioteka ‘The John Rylands’, Mançester

Si pjesë e Universitetit të Mançesterit, libraria ‘The John Rylands’ është një kryevepër neo-gotike e cila vërtet ia vlen ta vizitoni kur e vizitoni veriun e Anglisë. Kjo bibliotekë është hapur në vitin 1900.

“Wellcome Library”, Euston

Shumë më e qetë sesa biblioteka afër saj “The British Library”, dhoma e bibliotekës “The Wellcome Collection” është e mbushur me dritë dhe libra interesantë!

Biblioteka Qendrore e Edinburghit

E hapur në vitin 1890, Biblioteka Qendrore kishte qenë biblioteka e parë publike e Edinburghit. Brenda kësaj biblioteke mund të gjeni dollapë të librave të cilët janë të lartë deri në tavan, e mos të flasim fare për arkitekturën e bukur!