Presidenti i zgjedhur, Joe Biden kritikoi administratën e Donald Trumpit për të bërë një tranzicion të qetë të pushtetit.

Ai sërish pohoi se nuk ka çasje në informacionet e duhura, në mënyrë që të përgatitet sa më mirë rreth pandemisë dhe të fillojë të punoj rreth saj qysh në ditën e parë të punës.

Gjatë një tryeze të rrumbullakët me punëtorët e vijës së frontit, Biden përmendi si një shembull që ekipi i tij nuk i di thellësitë e rezervave të pajisjeve mbrojtëse personale dhe vuri në dukje se ndarja e informacionit është thelbësore për zbatimin dhe shpërndarjen e vaksinave, raporton cnn.

“Së shpejti ne do të mbetemi mbrapa me javë dhe muaj duke mos qenë në gjendje të bashkojmë gjithë iniciativën në lidhje me premtimin e madh që kemi nga dy kompanitë barnave, të cilat kanë gjetur vaksina me efektivitet prej 95 për qind”, tha demokrati.

Ai shtoi se ky është i vetmi ngadalësim që kemi deri më tani në lidhje me pandeminë e coronavirusit.

Ndryshe, Biden deri më tani ka mbi 300 vota elektorale kundrejt Trumpit që ka 230 gjersa fitues shpallet kandidati që siguron 270 vota.