Presidenti Joe Biden e ka cilësuar një “ditë të mrekullueshme për Amerikën”, pasi zyrtarët amerikanë thanë se njerëzit e vaksinuar mund të mos vënë maska në ambiente të hapura dhe të mbyllura. Presidenti hoqi maskën e tij në Zyrën Ovale së bashku me ligjvënësit republikanë, ndërsa udhëzimi po njoftohej.
Nga ana tjetër, administrata e Biden-it është përballur me presion për të lehtësuar kufizimet për njerëzit plotësisht të vaksinuar, informon albeu.com.

Megjithatë, ky është një hap tjetër i madh për SHBA në kthimin në jetën para-pandemike. Presidenti i unionit të punës të Federatës Amerikane të Mësuesve me 1.7 milion anëtarë bëri thirrje që shkollat të rihapen plotësisht në vjeshtë. Kjo vjen pasi vaksina Pfizer është aprovuar për fëmijët e moshës 12 – 15 vjeç.

Numri i rasteve të koronavirusit në SHBA ka rënë në pikën e saj më të ulët që nga shtatori i kaluar, ndërsa vdekjet në numrin më të vogël që nga prilli i kaluar. Sipas udhëzimeve të reja nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), të vaksinuarit plotësisht nuk kanë pse të distancohen fizikisht.

Biden, zëvendës presidentja Kamala Harris dhe stafi shkuan pa maska gjatë një event në Shtëpinë e Bardhë në Rose Garden për të trumbetuar udhëzimet e reja.