Një delegacion i lartë i Lëvizjes Besa në krye me Bilall Kasamin i shoqëruar nga Asaf Ademi, kandidat i Lëvizjes Besa për Gostivarin ishin të ftuar specialë të kryeministrit të Turqisë, Binali Jëlldërëm, në ceremoninë e hapjes së terminalit të ri të Aeroportit të Çanakalasë.

Kjo ishte një mundësi e mirë që me kryeministrin e Turqisë të bashkëbisedohet për zhvillimet e fundit në Maqedoni, si dhe përkrahjen e vazhdueshme të Turqisë për Maqedoninë.

Kryeministri turk e vlerësoi lart kontributin e Lëvizjes Besa, si një lëvizje e re politike, e cila në mënyrë dinjitoze i përfaqëson shqiptarët e Maqedonisë, duke u angazhuar për mirëqenie dhe jetë më të mirë edhe për të gjithë qytetarët e tjerë të Maqedonisë.