Në emisionin e Tv 21, Lideri i BESËS Bilall Kasami edhe kësaj rradhe nuk ka mundur ta shpjegojë konceptin e ridefinimit.

Ai sic duket dita ditës po bindet se kjo terminologji politike nuk po përmbush kërkesat politike të shqiptarëve, andaj mundohet që këtë koncept ta paraqes si shtet Binacional mes shqiptarëve dhe maqedonasve. Ai në të njejtën kohë duke patur frigë mos te keqkuptohet nga maqedonasit turqit, sërbet, cështjen e binacinonalizmit mundohet ta paraqes si shtet i barabartë mes maqedonasve shqiptarëve, turqëve etj.

Edhe pse ne teorinë politike shteti binacional në mënyre precize shpjegon funksionimin e shtetit mes dy popujve shumicë, përdorimin e gjuhëve të dy popujve shtetformues, ndarjen e buxhetit dhe mënyrën konsensuale në vendimarrje në legjislativ dhe ekzekutiv.Sic duket Bilall Kasami sa herë që mundohet ta shpjegojë ridefinimin ai po bëhet më shumë i paqartë dhe krijon huti mes votuesve shqiptarë.

Shqiptarët, nuk kanë nëvojë për terminologjie aq të komplikuar madje as nuk përmendet fjala ridefinim për shqiptarët, thjesht ky koncept Ii ngjanë fjalës Integrim të Ali Ahmetit i cili disa herë e përdorte se do i integrojë shqiptarët në shoqërinë multietnike e herë do i integroj në NATO dhe BE.

Shqiptarëve Ju duhet të jenë plotësisht dhe përfundimisht të barabartë më maqedonasit. Cdo terminonologji tjetër politike e kamuflon qëllimin, dhe jep dyshime ne përcaktimin politik.